GPS lokacioni
Mbikëqyrja e automjeteve në kohë reale dhe përmes raporteve me pamje në hartë të statusit dhe simulimit të lëvizjes së tyre.
Gjeni informacionet e detajuara për lokacionet e ndalesave, kohët e nisjes dhe arritjes, kohëzgjatjet e vozitjeve dhe të ndalesave, kilometrat e kaluara, karburantet e shpenzuara dhe vozitësin e përcaktuar
Lidhja në FMS
Pasqyrë standarde e FMS të dhënave nga bord kompjuteri dhe përcjellja reale e karburanteve të shpenzuara
Të dhënat e disponueshme për kilometrat e kaluara, shpenzimet momentale dhe mesatare të karburanteve, gjendjen e rezervoarit, shpejtësinë, tensionin e baterisë, numrin e rrotullimeve, temperaturën e motorit, përdorimi I gazit dhe frenave, varësisht nga lloji I automjeteve.
Kontrollimi i karburanteve
Krahasimi i shpenzimit të karburanteve bazuar në të dhënat nga FMS, sonda e karburantit dhe nga komputeri.
Tre burime të pavarura të informacioneve për kontrollim maksimal dhe kursim gjatë stadit më të lartë të shfrytëzimit të parkut të automjeteve, me mundësinë e instalimit të mbrojtjes mekanike në rezervoar për pengimin e vjedhjes së karburanteve.
Navigacioni dhe komunikimi
Mundësia e dërgimit të rrugëtimit në pajisjen e navigacionit në automjete dhe korrespondenca falas me vozitësit.
Komunikimi dykahor në relacion vozitës – dispeçer në tërë Evropën, i përfshirë në çmimin e pagesës mujore, varësisht nga tarifa e përzgjedhur me mundësinë e dërgimit të rrugëtimeve të sakta nga pajisja e navigacionit në automjet.
Lidhja në tahograf
Qasje në LIVE TACHO informacionet përmes sistemit, si dhe qasje në DDD databazën për leximin në distancë të tahografit
Thjeshtësoni procesin e leximit të kartelës së vozitësit duke u lidhur në tahograf, lehtësoni planifikimin e orarit të vozitjeve, zmadhoni efikasitetin e shfrytëzimit të parkut të automjeteve, si dhe anashkaloni dënimet e larta monetare përmes informacioneve të menjëhershme për orarin e punës së vozitësvë.
Senzorët periferik
Senzorët shtesë varësisht nga llojet e automjeteve dhe këkesës afariste, të lidhur me GPS pajisjen
Kontrolloni temperaturën në hapësirën e ngarkesës, hapja e (pa)autorizuar e derës, ndarja e rimorkios nga kamioni, orët efektive të punës së maqinës, aktiviteti I mikserit të betonit dhe funksionet tjera periferike.
Identifikimi i vozitësit
Zgjidhni problemin me alokimin e mirëfilltë të shpenzimeve dhe shkëmbimin e vozitësve në “pool” automjetet
Moduli për identifikim me alarm zanor është I domosdoshëm nëse dëshironi të automatizoni përpunimin e listave të udhëtimit dhe të punës.
Sigurimi i automjeteve
Siguroni automjetin, udhëtarët dhe mallin, me anë të zgjidhjeve plotësuese të sigurisë.
Instaloni relejin për ndaljen e automjeteve në rastin e vjedhjes, panikë butonin për alarmim në rast të rrezikut të menjëhershëm, sirenën zanore në rast të hapjes së paautorizuar të derës në hapësirën e ngarkesës, si dhe aktivizoni patronat e sigurisë me ngjyrë gjatë transpotit të parave.
Siguria në trafik
Paralajmërimet për stilin joadekuat të vozitjes për Menaxherët e flotës dhe vozitësit në automjete
Mos rrezikoni reputacionin e kompanisë suaj, informohuni për tejkalimin e shpejtësisë, frenimeve të menjëhershme, kthesave dhe përshpejtimeve dhe vlerësoni vozitësit sipas të dhënave në dispozicion nga GPS, FMS si dhe të dhënat tjera periferike të automjeteve.
Alarmet dhe përkujtuesit
Të gjitha lajmërimet kryesore për automjetet, pranoni me kohë përmes SMS-it ose emailit.
Smartivo mund t’ju informojë për afatet e regjistrimit të automjeteve, serviseve ose ndrrimit të rrotave, sikurse edhe t’ju paralajmëroj në rast të devijimit të temperaturës
Detyrat e punës
Organizoni njësitë e punës sipas regjioneve ose zonave të veprimit – gjeozonat e përdoruesve
Me definimin e pikave të veçanta të interesit, shpejtë dhe lehtë mundeni të shikoni vizitat e pikave të shitjes, arritjet dhe daljet nga kompania, ndalesat në lokacionet e padëshirueshme dhe qëndrimi i më shumë punëtorëve në lokacionin e njejtë
Moduli i shpenzimeve
Sistemi i menaxhimit kualitativ të flotës është i pazëvendësueshëm në përpunimin e të dhënave për shpenzimet e flotës
Është mundësuar regjistrimi i specifikimeve të faturave të furnizuesve me shpenzimet për karburante, leasing ose taksës rrugore, klasifikimi në bazë të njësive të shpenzimeve dhe pasqyrimi i njëkohëshëm i shpenzimeve për tërë flotën në përgjithësi.
Raportet dhe Llogaritjet
Analizimi i kostove, maksimalizimi i kohës së punës ose optimalizimi i përdorimit të flotës
Lista e Fletë-udhëtimeve me Raportim Automatik; duke llogaritur dhe shtypur rendin e udhëtimit për punonjës dhe periudhën e zgjedhur, me qëllim të udhëtimit, faturimit të pagesave ditore dhe shpenzimeve të tjera, si dhe të gjitha detajet e tjera nga procesverbali.
Fletë – udhëtimet
Moduli i specializuar i sistemit të informacionit për përgatitjen e urdhrave të udhëtimit dhe llogaritjen e vozitjes lokale
Lista e Fletë-udhëtimeve me Raportim Automatik; duke llogaritur dhe shtypur rendin e udhëtimit për punonjës dhe periudhën e zgjedhur, me qëllim të udhëtimit, faturimit të mëditjeve dhe shpenzimeve të tjera, si dhe të gjitha detajet e tjera nga rrugëtimi.